Xhaferaj: Qeveria dështoi me menaxhimin e pasojave të tërmetit

Kreu i demokratëve në Durrës, Ferdinand Xhaferaj mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesi’ ku ka folur rreth rindërtimit pas pasojave të tërmetit, ka thënë se programi i PD-së parashikon që pallatet të bëhen aty ku ishin dhe pa abuzime.

Xhaferaj ka shtuar se do të ketë edhe një rivlerësim për shkak se shumë pallate nuk e kanë marrë vlerësimin e dëmtimit ashtu siç duhet.

“36 pallate u rrafshuan. Për të shuar gjurmët. Nuk ka filluar ndërtimi me asnjë. Ka filluar pas 16 muajsh vetëm 2. Për pallatet e dëmtuara rëndë nuk kanë filluar. Janë futur abuzimeve me shkollat nga fondet e BE. 3 miliard lekë për një shkollë tre kate në Sukth. Dhe shkolla rrjedh.”

“Programi i PD u përgatit nga ekspertët më të mirë shqiptarë të konsultuar mirë edhe nga ekspertët e CDU-së. Esenca synon të transformojë marrëdhënien qeveri-qytetar që sot është poshtërim. Tek tërmeti i thotë je DS3 apo DS2. Sapo i kalojnë lekët në bankë i ndërpritet qiraja bonus. Pallatet e dëmtuara do ndërtohen po aty. 1.2 miliard euro qytetari do të marri ato. Parat për tërmetin kanë ardhur se kanë dhënë donacione. Do i ndërtojmë po aty ku janë me cilësinë e duhur. Në mënyrë të padiskutueshme. Ju kam çuar ankesë se pallati ka kolonat e dëmtuara. Rivlerësimi do bëhet. Ka pasur abuzime pafund. Kamë denoncuar pallat me 6 zyrtarë të bashkisë që e kanë bërë DS3 dhe u kanë dhënë lekë. Ndërsa ato që kanë dëmtime i kanë vlerësuar DS2. Do rivlerësohet sërish.” tha Xhaferaj.

Ai theksoi se përmbysja e Ramës fillon nga ky qark për shkak të abuzimit kolosal me pushtetin si edhe faktin se qytetarët janë të bindur tashmë se Rilindja ishte një dështim./abcnews.al/


Shtuar 25.03.2021 09:46