Xhaçka: Ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e ligjit të luftës dhe çështjen e pronave me çamët

Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Me vullnet të përbashkët ranë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet ndërmjet nesh. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive drejt integrimit në BE. Tashmë tre vende të Ballkanin Perëndimor janë anëtare në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është edhe integrimi europian i Shqipërisë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze. E vlerësojmë Greqinë për mbështetjen në procesin e integrimit. Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”, tha Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1973833489494209


Shtuar 23.05.2022 12:39