Wenger parashikon finalen e Ligës së Kampionëve, do të ishte spektakolare

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku edhe u caktuan çiftet çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, por ish- trajneri i Arsenalit Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartëpërmendura në finalen e Stambolit.

Sipaa tij, për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.

“Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka thënë Wenger.

Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin.

Shtuar 19.03.2021 07:03