Vuloset fati i Kujtim Gjuzit, kaq vota mori në të gjithë Shqipërinë (FOTO LAJM)

Vijon normalisht procesi i numërimit në Shqipëri ku deri më tani kryeson PS e Edi Ramës me 73 mandate.

Pas saj vjen PD me 59 mandate, LSI me 5 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 3 mandate.

Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 10% të votave ende pa numëruar, duket se fati i deputetit Kujtim Gjuzi është vulosur.

Ai ka marrë vetëm 1273 vota në të gjithë Shqipërinë duke e lënë atë dhe kandidatët e tij jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

 


Shtuar 27.04.2021 09:40