Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka shqyrtuar sot rekursin e Rithemelimit për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
Me vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë, prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar.
Apeli detyron Gjykatën e Apelit, që të marrë vendim për vulën e PD me një tjetër trupë gjykuese.
“Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.
Tashmë, Gjykata e Apelit, duhet të dalë me një vendim nëse vula e PD i takon Sali berishës apo Lulzim Bashës.