Mediat serbe shkruajnë se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”, sipas tyre.
“Novosti”, mediaq e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç thotë që vetë kreu i shtetit është njoftuar me urgjencë për këtë rast.
Sipass tyre, “me marrjen e informacionit ka falënderuar mikpritësit e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.
Autoritetet e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.