Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiç, gjatë një intervistë për një media serbe, ka thënë se Greqia I ka siguruar se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Po ashtu, Vuçiç tha se ditët në vijim presin konsultime të rëndëishme përsa I përket çështjes së Kosovës.
Në lidhje me pyetjen se nëse do ta marrte stafetën e dialogut Kosovë-Serbi, presidenti serb tha se për të është e rëndësishme të mbrojë interesat e vendit.
“Do të flasë në ditët në vijim. Për ne është e rëndësishme që të mbrojmë interesant tona kombëtare e shtetërore, e për gjithçka tjetër në ditët në vijim”, tha Vuçiç.
Aludohet se dialogun Kosovë-Serbi do ta drejtojë Franca./albeu.com