Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin.

Familja e saj i ka dhënë lamtumirën me një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, duke kujtuar se cila ishte dëshira e saj e fundit: “Që këngët e saj dhe të ardhurat prej tyre të bëhen trashëgimia që do të mbështesë financiarisht djalin që lë pas”.

 


“Këtë mëngjes, nga shtëpia e saj e fëmijërisë, e rrethuar nga familja e saj e dashur, Katerina kaloi paqësisht në dritën dhe dashurinë e krijuesit të saj qiellor. Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për dashurinë që Katerina dhe familja jonë kanë marrë gjatë muajve të fundit. Cat e pa muzikën e saj të arrinte në vende që nuk e priste kurrë dhe tani prehet në paqe duke e ditur se ju do të vazhdoni të kujdeseni për djalin e saj përmes muzikës së saj. Kjo nuk është e mundur pa ty”, kanë shkruar familjarët e saj duke njoftuar vdekjen e 31-vjeçares.

 


Shtuar 29.02.2024 15:59