Vuani nga zbokthi, provoni këtë metodë natyrale

Pothuajse në çdo kuzhinë mund të gjeni një gjethe dafine, një erëz që u jep një aromë të veçantë ushqimeve.

Duhet ta keni dëgjuar se gjethet e dafinës kanë efekte të mëdha në shëndet, për shembull ndihmon me kollën, megjithatë pak njerëz e dinë se ata janë një pasuri e vërtetë natyrore për kujdesin e flokëve.

Prandaj, nëse keni problem me lëkurën e kokës dhe ju pëlqejnë solucionet natyrale, pa kimikate dhe përbërës agresivë, atëherë duhet të bëni një shampo në kushte shtëpie me gjethe dafine. Gjethja e dafinës përmban rreth dy për qind vajra esencialë dhe ka shumë përfitime për trupin.

Dafina përmban polifenole, tanina që janë antioksidantë të fuqishëm, vitaminë A, vitaminë C, natrium, kalium, hekur dhe magnez, si dhe fibra.

Përbërësit:
Pesë gjethe dafine
Një lugë vaj kokosi
500 ml ujë

Hidhni në ujë gjethet e dafinës dhe vajin e kokosit, lërini të ziejnë derisa të vlojnë dhe më pas lërini në zjarr për rreth 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas, hidhni lëngun në një shishe spërkatëse dhe aplikojeni në flokë, duke e fërkuar mirë.

Mbajeni për rreth 15 deri në 30 minuta, më pas lajini flokët si zakonisht.


Shtuar 7.12.2022 19:50