Ish-kryeprokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg disa muaj më parë, kërkon pezullimin e vendimit.
Llalla ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë, duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij.
Kjo sipas tij, me argumentin se ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe sipas tij, izolimi do I sillte pasoja për shëndetin.
Gjykata e Lartë ka vendosur që më 22 prill të shqyrtojë kërkesën e Llallës.
Trupa do të përbehet nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit. Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.