Itali/ Vritet 40-vjeçari shqiptar dhe plagoset i vëllai i tij, policia arreston 2 autorët e dyshuar maqedonas

Gjatë mesnatës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali në Marghera, ku është vrarë një 40-vjeçar shqiptar dhe është plagosur vëllai i tij, pas një sherri të ndodhur në afërsi të stacionit të Mestres.

Policia italiane, e cila ndërhyri me shpejtësi në vendngjarje, arrestoi dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje.

Bëhet fjalë për dy persona me origjinë maqedonase, të cilët pritet të merren në pyetje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe motivit të krimit.


Shtuar 26.11.2024 10:26