Vrau të atin në Mallakastër, 37-vjeçarit i duket diçka normale! Nuk shfaq shenja pendese

Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babanë dy ditë më parë në Mallakastër, nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e rëndë.

Sipas burimeve nga policia e Ballshit, Mariglen Muhametaj gjatë qëndrimit për pak kohë në ambientet e policisë, nuk ka shfaqur shenja pendese.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

Kujtojmë se sipas dëshmive të të afërve dhe fqinjëve, Marigleni vuante nga probleme të shëndetit mendor./albeu.com/