Këta janë tre të rinjtë që tentuan të djegin me benzinë 16-vjeçaren në Tiranë, çfarë i pret sot (FOTO LAJM)

Ditën e sotme do të dalin para Gjykatës 3 të rinjtë që tentuan të djegin me benzinë një 16 vjeçare në Tiranë.

Ata e futën të miturën në bagazhin e makinës dhe tentuan të djegin me benzinë, pas dyshimeve për tradhëti.

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.

Për fat të mirë plani i tyre nuk ka shkuar siç duhej dhe e mitura ka shpëtuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/