Vrau Saimir Hoxhën dhe më pas veten, tërhiqet nga morgu trupi i Aldi Ramës

Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgue mbrëmjen e djeshme. Lajmi është konfirmuar nga mjekësia ligjore dhe kanë qenë vetë ata të funeralit që e kanë marrë bashkë me dokumentet shoqëruese.

Aldi Rama, të martën vrau me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë një aksioni antidrogë. Pas vrasjes së Hoxhës ai u arratis, por policia e lokalizoi brenda disa orësh. Para se të kapej, ai qëlloi veten me armë, në kokë. 21-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë ditën e djeshme te “Trauma”.

Mësohet se varrimi i Aldi Ramës do të bëhet sot në Durrës, atje ku jeton dhe nëna e tij./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 09:55

Tags: