Vrau Pjerin Xhuvanin, kalon për gjykim dosja e Arbër Paplekajt

Dosja e Arbër Paplekaj ka kaluar për gjykim mesditën e sotme.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të 25-prillit 2021 ku mbetën të plagosur Pjerin Xhuvani dhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota./albeu.com


Shtuar 3.10.2022 14:46