Pak minuta më parë një 12-vjeçar me inicialet B.J humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht për vdekje nga xhaxhai i tij.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i policisë për ngjarjen e rëndë.
Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur.
Gjithashtu policia bën me dije se nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/