Vrau nënën dhe terrorizoi qytetin gjerman, vdes në spital 40-vjeçari

David W.40 vjeç, i cili vrau nënën e tij në Gjermani dhe më pas hyri në ambientet e “Radio Dresden” duke qëlluar me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital.

40-vjeçari vrau nënën e tij 62-vjeçare në një apartament në Dresden-Prohlis të shtunën në mëngjes. Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit, qëlloi  me pistoletë dhe theu një derë. Kur u thirr policia, ai hyri në një degë të DM në Altmarktgalerie.

Të lidhura

None found

Aty, agresori arriti të merrte dy pengje, një grua dhe një fëmijë.

 

Pak pas orës 12:00, policia ndërhyri dhe arriti të arrestonte autorin. Por, sipas BILD, oficerët e qëlluan atë .

David W. u plagos rëndë dhe humbi jetën pak orë më vonë në spital.

Dy pengjet shpëtuan të padëmtuar. Policia e cilësoi autorin 40-vjeçar si person me probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 10.12.2022 17:45