Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës Fabian Vukaj, i cili do të njihet me masën e sigurisë, pas krimit që kreu në familje, ku vrau motrën e tij Diana Vukaj.
Dyshohet se Fabian Vukaj e kreu krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti me të motrën për çështje parash.
Edhe pse e kishte qëlluar Diana Vukajn për vdekje, ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa krimi u zbulua vetëm pas alarmit të familjarëve në polici, se viktima nuk iu përgjigjej.