Gjyjata e Lushnjes ka lënë burg Kastriot Hasallën, i cili akuzohet për vrasjet e kushëririt të tij Romeo Hasalla, 30-vjeç, disa ditë më parë pas një sherri për pronat.
Hasalla ka pranuar krimin dhe ka kërkuar falje për atë që kë barë. Para togave të zeza tha se gjitha e kishte kryer në kushtet e rënda psikike.
Po ashtu ka kërkuar dhe lirimin e djalit dhe vëllait të tij, të cilët janë arrestuar bashkë për vrasjen e Romeo Hasallës.
Si ndodhi ngjarja:
Kutojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 29 korrik rreth orës 06:30. Konfikti për pronën ka bërë vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla të qëllojnë me armë gjahu mbi Shuaip Hasallën dhe tre djemtë e tij, Romeos, Emiljanos dhe Laertit.
Romeo ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa tre të plagosurit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dy familjet mësohet se kishin konflikt prej vitesh për pronën e një toke. Ata janë konfliktuar verbalisht edhe disa ditë më parë, por mëngjesin e sotëm sherri degradoi në tragjedi.
Shuaip Hasalla dhe tre djemtë e tij kanë shkuar sot në mëngjes të punojnë tokën. Më pas aty kanë mbërritur me çifte Kastrioti dhe Afrimi, të cilët kanë hapur zjarr.
Viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia./albeu.com