Vrau kunatën në sy të vajzës së mitur, Apeli vendos për fatin e Erdet Çapokut

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Capokun.

Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Enkeleda Capoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur me 9 janar 2020, ku Çapoku masakroi me thikë, levë dhe shkop druri kunatën e tij.

Autori në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 39-vjeçares dhe pasi shkallmoi derën u fut brenda duke i dhunuar të treja. E ndërsa mbesën dhe nënën e kunatës i goditi duke i lënë pa ndjenja, nusen e vëllait e masakroi me thikë, levë dhe shkop druri për vdekje. Nëna e 39-vjeçares rrëfeu se i riu i preu damarët dhe e masakroi me thikë në fytyrë.

Konflikti mes kunatit dhe kunatës kishte nisur disa muaj para ngjarjes, pas porosisë së burrit të 39-vjeçares, Elton Çapoku nga burgu për vëllanë.

Ai mësohet se kishte porositur vëllanë që të ruante dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas dhe informacionet apo fotot t’ia dërgonte në burg nëse e tradhtonte. Para 6 muajsh, Erdet Çapoku e qëlloi Enkeleda Çapoku pas sherrit në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit, pasi e përndiqte.

39-vjeçarja e denoncoi për përndjekje 6 muaj para se ta vriste, por çështja u mbyll. Pas sherrit, gruaja së bashku me vajzën 17-vjeçe dhe nënën u zhvendosën në një shtëpi me qira duke u larguar nga banesa ku jetonin më parë me kunatin dhe familjarët e tjerë.

Por kunati, që punonte faturino, më 9 janar 2020, i dehur shkoi në shtëpinë e saj duke e vrarë./albeu.com

 

 


Shtuar 23.11.2021 11:32