Historia e Elton Metajt dhe Sabrina Bengaj vazhdon të trondisë publikun.
Së fundmi, Elton Metaj, ish-burri dhe vrasësi i Sabrina Bengaj, ka folur për herë të parë nga burgu në një lidhje për “Shqipëria Live”, ku dha versionin e tij të vrasjes.
Eltoni ka tronditur me deklaratat e tij, duke thënë se ish-vjehrri i ka kërkuar atij që “t’i dërgonte foto nudo të tij dhe të Sabrinës, si dhe duke kryer marrëdhënie”.
“Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të vajzës së saj nudo, duke bërë marrëdhënie. Ja kam dërguar, janë në messenger. I thosha ça po thua, ti je jashtëtokësor”, shprehet Metaj.
Ky i fundit shprehet se babai i Sabrinës e ka kërcënuar herë pas here me jetë.
“Dola nga burg, bëra burg për këtë grua. U ndava 3 mujorin e fundit. I bëri presion babai, i çonte plumbin, ose e vdekur ose e ndarë nga unë. Kam komunikuar me Sabrinën, me vjehrrën dhe vjehrrin kur isha në burg.
Asaj i thosha se e dua. Ajo thoshte fjalë të pista. Nga presioni i tyre. Më tha e shikojmë kur të dalësh nga burgu. Më 26 korrik dola nga burgu. Nuk e kam kërcënuar kurrë Sabrinën.
Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj. Jam takuar me familjen e saj kur dola nga burgu. Ndërsa kur isha në burg kam folur ditë për ditë me të gjithë, me Sabrinën me ish-vjehrrin”, tha ai.