Vrau gruan më pas veten, dalin foto e çiftit të moshuar në Shkodër (FOTO LAJM)

Policia, ditën e djeshme, bëri me dije se disa ditë më parë, në Shkodër, janë gjetur të vdekur në banesë dy të moshuar.

Burri, Fadil Bandulla 79-vjeç qëlloi me automatik mbi gruan e tij, 83-vjeçare Sanije Bandulla  duke i marrë jetën. Pas vrasjes së gruas, autori i dha fund edhe jetës së tij në të njëjtën mënyrë.

Burimet bëjnë me dije çifti në fjalë njihej për dhunën e ushtruar nga ana e autorit, madje viktima kishte përfunduar disa herë në spital e lënduar.

Mësohet se hera e fundit ka qënë fundjava e kaluar ku 83-vjeçarja ka shkuar e gjakosur në spitalin e Shkodrës./albeu.com

 


Shtuar 19.08.2021 11:56