Zbardhen detajet e reja! Prindër të 3 fëmijëve, kjo mund të jetë “motivi” i krimit makabër në Shkodër

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Shkodër ku u gjetën të vdekur 2 të moshuar.

Burimet zyrtare bënë me dije se viktimat Fadil dhe Sanije Bandulla, të moshuar, kishin prej ditësh të vdekur në banesë por u zbuluan vetëm sot.

Dyshohet se 79-vjeçari ka qëlluar fillimisht gruan e tij me armë zjarri, tip automatik dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve, Fadil dhe Sanije Bandulla kishin tre fëmijë të cilët jetonin jashtë shtetit.

Burimet bëjnë me dije se 79-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej me ilaçe, një gjendje shëndetësore që mund të ketë ndikuar dhe në krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës (15 gusht) ku edhe fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Por policia ka mundur të gjejë trupat vetëm ditën e sotme. Fillimisht, Fadil Bandulla ka qëlluar me armë tip automatik ndaj bashkëshortes Sanijes dhe më pas ka vrarë veten.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË SHKODRËS:

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.08.2021 17:30