Koço Buzo në gjendje të rënduar psikologjike: I thashë që s’do ndahej prej meje!

Koço Buzo, 58-vjeçari që sot vrau pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij ka treguar para togave të zeza se e kishte paralajmëruar të shoqen se nuk do ta linte kurrë të ndahej prej tij.

Mësohet se Buzo është hfaqur në gjendje të rënduar psikologjike para grupit hetimor, dhe ka thënë se ai ndiente xhelozi për të shoqen.

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg,”- mësohet të ketë thënë Buzo.

Mesditën e sotme LUjana Buzo u vra nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, sapo doli nga Gjykata e Elbasanit, pasi mbaroi seancën e radhës për divorcin. Ai la të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Tocila. Një nga dëshmitarët është raportuar se ishte edhe djali i çiftit.


Shtuar 6.05.2021 23:42