Vrau dy motrat në banesë, Prokuroria mbyll hetimet për Përparim Ademin

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar dhe akt ekspertizën mbi gjendjen e tij mendore dhe rezulton pa probleme.

Pritet që dosja në ngarkim të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit, në banesën e dy motrave Metani e Bardhi.

Nga hetimet rezulton se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtëmartesore./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 11:42