Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i mbrëmshëm në Malësinë e Madhe ku u vra shtetasi Sokol Çelaj, në fshatin Reç.
Burimet bëjnë me dije se Sokol Çelaj kishte ardhur në Shqipëri pasi ishte ftuar në disa dasma.
Mbrëmjen e djeshme, ai po kthehej në banesë së bashku me bashkëshorten e tij kur iu bë atentati.
Ai mori disa plumba në trup duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Çelaj në të shkuarën ka punuar si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit.
Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. /albeu.com/