Vrau dhe dogji vëllanë për pronat, burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari nga Kosova që vrau dhe dogji vëllanë e tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronën, ngjarje e ndodhur më 11 shkurt të vitit 2020.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari G.K është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet se më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, e ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K, e ka djegur trupin e të ndjerit dhe më pas mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të paidentifikuar.

“I pandehuri G.K., akuzohet se me datën 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre lidhur me pronën, i akuzuari G.K., me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K., ku me pas e ka djegur trupin e të ndjerit dhe mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të pa identifikuar, me qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit. I pandehuri ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër”, thuhet në njoftim./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 14:52