Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me Babis, pilotin grek që vrau bashkëshorten e tij dhe u shtir për më shumë se 1 muaj që ishte një grabitje e dhunshme.
Piloti grek i cili vrau bashkëshorten e tij Caroline, pas një misteri që zgjati rreth 1 muaj, është i lidhur me një tjetër vdekje misterioze, atë të një shefi restoranti.
Të lidhura
None found
Policët po hetojnë një lidhje të mundshme midis Babis dhe “bashkëpunëtorit të ngushtë” Stavros Dogiakis, 53 vjeç, i gjetur i vdekur javën e kaluar.
Ata fillimisht besuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje, por miqtë po pyesin se si është e mundur kur ai kishte plagë me armë në kokë dhe gjoks.
Dogiakis ishte një fqinj i çiftit në Athinë dhe ata ishin klientë në rrjetin e tij të restoranteve. Policia është përqëndruar në mënyrën se si Babis arriti të paguante pushimet ekzotike, hotelet luksoze dhe motorët me një pagë 3,000 euro në muaj. Telefonat e të dy burrave janë duke u ekzaminuar.
Babis, 33 vjeç, pretendoi në fillim se një bandë e maskuar u fut më 11 maj në shtëpinë e tyre dhe vrau gruan e tij dhe qenin. Por ai më vonë rrëfeu dhe po pret dënimin në burgun Korydallos pranë Athinës.
