Një grua është dënuar me vdekje në Indi pasi vrau në mënyrë brutale burrin e saj.
Krimi ndodhi në sy të djalit të tyre 9-vjeçar i cili ishte i tmerruar.
Gruaja ka vepruar në bashkëpunim me të dashurin.
Ramandeep Kaur Mann, 38 vjeç, nga Derbi, u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortit të saj Sukhjit Singh, 34 vjeç, ndërsa ata ishin me pushime në shtëpinë e nënës së tij në Indi në vitin 2016.
Singh, u gjet në shtrat me fyt të prerë. Burri u vra në sy të djalit të tij të tmerruar Arjun, i cili në atë kohë ishte nëntë vjeç.
Arjun i tha gjykatës se ishte duke fjetur në shtrat pranë babait të tij kur u zgjua dhe pa nënën duke e mbytur babanë e tij me jastëk.
I dashuri i saj dhe shoku i fëmijërisë së Singh-ut, Gurpreet Singh, më pas e goditi babanë e dy fëmijëve në kokë me një çekiç dhe Ramandeep më pas i preu fytin.
Shtatë vjet më vonë, Ramandeep u shpall fajtore për vrasjen e burrit të saj dhe u dënua me vdekje me varje nga një gjykatë indiane, raporton NDTV.
Gurpreet Singh u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm./Albeu.com