Majmuni sulmon dhe vret 10-vjeçarin

Një 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një majmun. Ngjarja ka ndodhur pranë një tempulli në Indi.

I mituri dhe miqtë e tij po luanin pranë tempullit kur u sulmuan nga “banda” e majmunëve.

Ai dhe miqtë e tij u sulmuan nga një majmun. Kafsha arriti t’i nxirrte zorrët nga barku, shkruan Daily Mail.

Megjithëse u dërgua në spital, djaloshi ndërroi jetë para se mjekët të arrinin ta trajtonin.

“Zorrët e tij u shqyen gjatë sulmit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët e deklaruan të vdekur menjëherë pas mbërritjes”, tha një zyrtar për mediet lokale.


Shtuar 16.11.2023 14:47

Tags: ,