Vrau bashkëfshatarët e tij pasi pinë gjithë natën, kjo është gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit të plagosur sot nga RENEA

Të tjera të dhëna kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 52-vjeçari, i cili u qëllua me tre plumba ditën e sotme nga forcat speciale RENEA, gjatë aksionit të këtyre të fundit për kapjen e Ardian Narkës, i akuzuar për vrasjen e dy bashkëfshatarëve të tij në vitin 2008.

Sipas burimeve  nga Spitali i Traumës në Tiranë, mësohet se Narkaj ende nuk është futur në sallën e operacionit. Momentalisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar për momentin, por ende nuk e ka kaluar rrezikshmërinë për jetën.


Shtuar 25.07.2021 09:58