Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste reagoi në lidhje me termin “Vrasja e babait”, që po përdoret shpesh gjatë ditëve të fundit në lidhje me vendimin e Bashës për të nxjerrë Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.
I bezdisur nga ky term, Duka tha në emisionin “Log.” duke qeshur se duhej gjetur diçka tjetër për të përshkruar një vendim të tillë, pasi sipas tij ishte tepruar me këtë gjë.
“Aman nga ka dalë kjo vrasja e babës? Gjeni një gjuhë tjetër për këtë. Çfarë është ky kanibalizëm?”, tha Duka