Vrau babanë e Nicki Minaj, dënohet me një vit burg autori (FOTO LAJM)

Personi që vrau babain e këngëtares Nicki Minaj, është dënuar me një vit burg.

Lajmin e bëri të ditur faqja e TMZ.

Përveç dënimit me burg, i është pezulluar patenta për gjashtë muaj si dhe ai duhet të paguajë një gjobë prej 5000 dollarësh.

Robert Maraj vdiq në shkurt të vitit 2021, pasi u përplas nga një makinë.

Ndërkohë, Nicki ende nuk e ka komentuar këtë vendim. Ajo më parë e përshkroi vdekjen e babait të saj si “humbjen tronditëse” të jetës së saj.

Shtuar 3.08.2022 23:20