Një ngjarje e rëndë tronditi Mallakastrën mbrëmjen e djeshme, ku një 37-vjeçar, Mariglen Muhametaj ka qëlluar me sende të forta babanë e tij 73-vjeçar në fshatin Greshicë.
Kryetari i fshatit
Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37-vjeçari megjithëse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik, teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.
Autori menjëherë pas ngjarjes së rëndë është larguar në drejtim të paditur, por policia ka arritur ta arrestojë ditën e sotme.
Nga ana tjetër ka dalë edhe fotografia e të riut i cili ndërmori aktin e rëndë./albeu.com/
Autori i krimit