Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”për Andrea Stasën, 58-vjeçari që vrau babain e tij në Divjakë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, ku 58-vjeçari, nën efekti e alkoolit, fillimisht dhunoi të atin 85 vjeç dhe më pas e ka mbytur.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.