Vrau 65-vjeçarin për gjakmarrje, merret vendimi për 17-vjeçarin

Lihet në burg 17-vjeçari, Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga Gjykata e Lezhës.

Përvathi i mori jetën para shtëpisë së tij 62-vjeçarit që ishte vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë babain.

I mituri në deklaratën e tij në Polici nuk ka shprehur asnjë  pendesë dhe ka konfirmuar se krimin e kishte kryer për gjakmarrje. /albeu.com


Shtuar 27.01.2022 12:13