Vrau 309 nazistë kur ishte vetëm 25 vjeç, njihuni me snajperisten më vdekjeprurëse në histori

Lyudmila Pavlichenko, është një ushtare ruse, e cila konsiderohet si snajperistja më vdekjeprurëse femër në histori. Në moshën 25 vjeç ajo kishte vrarë 309 ushtarë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë edhe 36 snajperë armiq.

Pavlichenko ishte e jashtëzakonshme në punën e saj dhe madje pati përpjekje nga ana e nazistëve që ta joshnin të kalonte në anën e tyre. Pasi u plagos nga një shpërthim mortaje, ajo udhëtoi nëpër botë dhe mbajti fjalime në Mberërinë e Bashkuar dhe SHBA. Madje në një fjalim ajo “sulmoi” burrat amerikanë duke u thënë: “Zotërinj, unë jam 25 vjeç dhe kam vrarë 309 pushtues nazistë deri tani. A nuk mendoni, zotërinj, që jeni fshehur pas shpinës time për shumë kohë”?

Pavlichenko u lind në vitin 1916 në territorin e Ukrainës së sotme dhe vdiq në vitin 1974. Familja e saj u zhvendos në Kiev kur ajo ishte në moshën e adoleshenncës, kohë në të cilën shfaqi interes për armët. Më vonë ajo nisi studimet për Histori në Universitetin e Kievit. Kur universiteti i saj u bombardua, ajo vendosi të bënte diçka për këtë dhe shkoi të bashkohej me Ushtrinë e Kuqe, ku fillimisht i thanë të rekrutohej si infermiere, por pasi ajo vrau disa rumunë që punonin me nazistët (vetëm për të provuar veten nëse mundej ta bënte diçka të tillë), më pas ajo vendosi të bëhej një snajperiste. Në një kohë shumë të shkurtër, Pavlichenko u shqua në “punën” e saj dhe në 75 ditët e para ajo vrau 187 armiq.

Një nga taktikat që përdorte ajo, ishte vendosja e manekinëve për të hutuar kundërshtarët, ndërsa në raste të tjera ishte e detyruar të qëndronte pa lëvizur dhe në të ftohtë edhe për ditë më radhë duke pritur momentin e duhur.

Shtuar 23.05.2021 18:23