Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Dan Hutra asnjë shenjë pendese për masakrën: E kam bërë më konshiencë

Asnjë shenjë pendese nuk ka shfaqur Dan hutra, autor i masakrës në Tiranë, teksa Gjykata i dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Ai është shfaqur i qetë para gjykatës dhe me një shishe ujë në dorë dhe nuk ka treguar pendesë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, tha Hutra.

Gjyqtarja i tha se me këto akuza rrezikon burgim përjetë, por ai është shprehur se nuk i intereon.

“As më intereson fare. Edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”, tha autori i masakrës. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 11:29