“Dje kisha frikë të dilja”, flet fqinji i Dan Hutrës: Monstër! E kam rrahur se më vodhi furgonin

Një fqinj i Dan Hutrës, autor i masakrës në Tiranë, ka folur për mediat dhe ka treguar se ditën e djeshme kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të konflikteve që kishte pasur me të.

Ai tregoi se kohë më parë e kishte dhunuar autorin, pasi ky i fundit i kishte vjedhur furgonin.

Fqinji ka thënë më tej se Hutra i ka pasur të gjitha veset e këija, ndërsa mendon se mund të kishte shkuar të vriste edhe atë.

“Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta. I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpiat e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua. E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prap këtu.

Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat. Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau.  Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda. Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues“, tha fqinji. /albeu.com

 


Shtuar 2.03.2023 14:30