Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën “Rolex” dhe varësen e floririt, provat e para që bënë të mundur arrestimin e Kristjan Cenajt

7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia konfirmoi ditën e djeshme se 16-vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë që kishte me vete ditën që humbi gjurmët. Autori i dyshuar i ngjarjes është Kristjan Cenaj.

Korrespondentja e Klan News, Vera Deda në një lidhje direkte për Klan News deklaron se provat e para që çuan grupet e hetimet rreth dyshimit se autori i ngjarjes ishte Kristjan Cenaj ishin tabulatet telefonike dhe po ashtu dëshmitë e nënës dhe banorëve të zonës të cilët kanë deklaruar se personi i fundit me të cilin është parë Mariglen Gjonaj ka qenë pikërisht Kristjan Cenaj.

Vera Deda: Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet që nga zbulimi i eshtrave të Mariglen Gjonajt, 16-vjeçarit i cili është zhdukur në rrethana misterioze. Në muajin Prill të këtij viti janë gjetur eshtrat e tij nga banorë të zonës. Më pas, Prokuroria e Kurbinit, Policia kanë nisur hetimet më të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, nisur nga dëshmitë e banorëve dhe nga dëshmitë e familjarëve të Mariglen Gjonajt. Kanë nisur sigurisht hetime të mëtejshme dhe më të thelluara nga specialistë. Kanë qenë tabulatet telefonike, po ashtu dhe dëshmitë ato të cilat kanë rezultuar si provat e para kundër Kristjan Cenajt, 30-vjeçarit i cili është personi i parë i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonajt, vrasje e cila ka ndodhur në Maj të 2015.

Deri më tani, Kristjan Cenaj është autori i vetëm i dyshuar i vrasjes së 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Policia dhe Prokuroria po punojnë për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe nëse ka apo jo persona të tjerë të përfshirë.

Vera Deda: Deri më tani, Kristjan Cenaj është autori i vetëm i dyshuar i kësaj ngjarje. Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet dhe me zbulimin e tabulateve telefonike pasi mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, por sipas dëshmisë të së ëmës së Mariglen Gjonajt po ashtu edhe të personave të tjerë që jetojnë në zonë, mendohet që Kristjan Cenaj të jetë personi i fundit që e ka takuar Mariglen Gjonajn. Më pas, ata kanë humbur gjurmët.

Ditën e djshme, në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati ka deklaruar se eshtrat e gjetura në Prill të këtij vitit i përkisnin të miturit i cili nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga 30-vjeçari, Kristjan Cenaj tashmë i arrestuar.

30-vjeçari, Cenaj përpara hetuesve ka mohuar autorësinë e krimit të rëndë, megjithatë policia dhe prokuroria këmbëngulin se provat e administruara dëshmojnë fajësinë e tij./tvklan.al