Retorika kërcënuese e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore u konfirmua edhe nga Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili tha se nëse vendet e tjera furnizojnë Ukrainën me raketa MLRS bota do të jetë më pranë një Luftë të Tretë Botërore.
Siç raportohet nga TASS, Medvedev e përshkroi këtë si mënyrën më të shpejtë për të përshkallëzuar “konfliktin” me Ukrainën, siç e përshkruajnë rusët luftën, mundësinë për t’i dhënë Kievit sistemin e lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi MLRS.
“Mënyra më e shpejtë për të përshkallëzuar konfliktin me Ukrainën në nivelin e pasojave të një lufte botërore është furnizimi i Kievit me MLRS ,” tha Medvedev.
Dmitry Medvedev gjithashtu këshilloi aleancën dhe qeverinë amerikane që të mendojnë me logjikë dhe të marrin parasysh rreziqet ekzistuese.
Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se raportet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se çdo fitore ruse do të nënkuptonte humbjen e aleancës, janë një konfirmim i pjesëmarrjes së aleancës së Atlantikut të Veriut në “konflikt”.
“ Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se një fitore ruse do të nënkuptojë humbjen e aleancës së Atlantikut të Veriut është një konfirmim i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes së aleancës në luftën kundër vendit tone,” theksoi Medvedev .