Pas vrasjes së ndodhur pak para mesante mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të fshatit Risili pranë “bay passit”.
Në makinë është gjetur një armë kallashnikov, e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen e 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj.
Autorët kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë në katin e 5 ku banonte viktima. Nuk duhet ende nëse ekzekutori ka qënë i maskuar./albeu.com