Numri i të arrestuarve për vrasjen e turistit portugez, i cili u godit disa herë me thikë nga roja i plazhit të hotelit “Principotes” në Ksamil, ka arritur në 12.
Mes personave të ndaluar është edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.
Të lidhura
None found
Hetimet e policisë kanë nxjerrë se Matushaj punonte si bodyguard për kompaninë “Elite Security”, në të njëjtin lokal, “Principote”, ku ishte i angazhuar edhe Sokrat Vata.
Dyshimi kryesor është se ai i ka krijuar mundësi Vatës të largohej nga vendi ku ndodhi krimi.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Bekim Bulicën, pronarin e lokalit “Principotes”. Ai konsiderohet pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumentet zyrtare si pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me një femër.
Miguel Mendes kishte mbërritur në Ksamil së bashku me një grup turistësh, me qëllim që të kalonte pushimet në jug të Shqipërisë.
Pas ngjarjes, 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has dhe i punësuar si roje plazhi në hotelin “Principotes”, u largua nga vendi i krimit. Policia e lokalizoi pas kontrolleve dhe e arrestoi në Fier.
