Pasi e cilësoi Ngushticën e Hormuzit si “territor të ri amerikan”, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se nuk po zhvillohen bisedime me Iranin dhe se asnjë takim i tillë nuk është planifikuar.
Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se bllokada detare vazhdon të jetë “në fuqi të plotë”, ndërsa njëkohësisht pretendoi se ngushtica është “e hapur dhe operacionale”.
Të lidhura
None found
“Nuk ka bisedime ose diskutime me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet në fuqi të plotë. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionon normalisht. Të gjitha minat nënujore janë hequr ose shpërthyer. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi ai.
