Policia po heton në dy pista për vrasjen e rojes Petraq Gjikës në Fier.
E para lidhet me plagosjen e 4 viteve më parë, ku Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve.
Për krimin e asokohe u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, cili momentalisht po vuan dënimin me burg.
Grupi hetimor gjithashtu nuk përjashton mundësinë që Gjika të jetë përballur me një tentativë grabitje te serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga grabitësit.
Puna nga grupi hetimor ka nisur, ndërkohë që pritet të sekuestrohet edhe kamerat e sigurisë që ndodhen pranë vendit të ngjarjes./albeu.com