Vrasja në Elbasan, momenti kur familjarët e Madrit Ulqinakut mbërrijnë në vendin ku ai u vra (VIDEO)

Pamje të rënda vijnë nga vendngjarja, ku u ekzekutua me armë Madrit Ulqinaku në mes të Elbasanit, nga një 20-vjeçar, pas një konflikti banal. Në pamje shihet momenti kur familjarët e tij afrohen pranë trupit të pajetë, mes lotësh e britmash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 25 vjeçari Ulqinaku, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Mësohet se  autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 18.08.2022 08:02