Vrasja makabre e 8-vjeçarit në Fier, reagon Taulant Balla: Të dënohet maksimalisht (FOTO LAJM)

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen makabre që tronditi Fierin ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të menjëhershëm nga drejtësia.

Kjo sipas tij është mënyra më e mirë për t’i treguar vendin atyre që kryejnë akte të tilla./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 20:40