Ditën e djeshme në aksin Sauk – TEG u ekzekutua në mënyrë mafioze 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj.
Pas ngjarjes në pyetje janë marrë edhe familjarët e viktimës për të ditur lëvizjet e tij të fundit dhe nëse ishin në dijeni të ndonjë konflikti apo kërcënimi.
Sipas dëshmisë së familjarëve, ata nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori dhe janë shprehur po ashtu se nuk kanë konflikte me asnjë person.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se autorët janë vrasës më pagesë dhe se mund të jenë porositur nga person që ka pasur konflikte me Sadikajn./albeu.com