Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, kush është ekzekutori?

Elbasani është tronditur sot nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-kreut të LSI-së, ndërkohë që së fundmi i ishte bashkuar Partisë Socialiste.

Ai është qëlluar sapo ka zbritur nga makina duke ecuar në Rrugën midis parkut Rinia të Elbasanit. Dyshohet se Xhuvani është qëlluar nga një ish-efektiv i forcave RENEA.

 Ai është qëlluar pikërisht në këmbë në momentin sapo ka zbritur nga makina. Ndërsa mësohet se mes tre të plagosurve është edhe një police.


Shtuar 21.04.2021 14:57