Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës cakton datën për seancën paraprake të Mario Përlleshajt

Gjykata e Tiranës, ka caktuar datën për seancën e paraprake që do të mbahet ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.

Gjyqi do të jetë në datën 10 mars ora 13: 00 dhe do të mbahet nga një gjyqtare e seksionit për të miturit.

Mario Përlleshaj, mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.


Shtuar 7.03.2025 14:51